Është gjetur trupi i pajetë i vajzës rreth 7 vjeç, e cila dyshohej se ishte mbytur një ditë më parë në lumin Drin, në Gjoricë të Bulqizës.
Pasditën e djeshme rreth orës 18:00 një familje, një i rritur dhe 4 fëmijë janë rrëmbyer nga ujërat e lumit Drin si pasojë e shtimit të menjëhershëm të ujit. Pas ndërhyrjes së banorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë duke u larë në zonë, kanë mundur të nxjerin 3 nga fëmijët dhe një të rritur, të cilët kishin mundur të mbaheshin nëpër drurë dhe shkurre.
Kërkimet për vajzën 7-vjeçare vijuan gjatë natës dhe sot në mëngjes, trupi i të cilit është gjetur tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje