Gazeta Si – Tre anëtarë të një familjeje rumune janë shoqëruar nga policia pasi tentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit.
Ky rast u zbulua gjatë kontrollit të çantave me rroba që familjarët kishin sjellë për të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për mashtrim. Punonjësit e burgut gjetën të fshehura një thikë dhe një telefon celular.
Familja, e përbërë nga babai, nëna dhe vëllai i të dënuarës, kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë para ngjarjes.
Pas zbulimit të sendeve të ndaluara, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa veçanërisht po hetohet arsyeja përse thika ishte futur mes rrobave të të dënuarës.
Sipas të dhënave paraprake, gruaja nuk ka pasur konflikte me të dënuarat e tjera në institucion. Pas incidentit është kontrolluar edhe qelia e saj, por nuk është gjetur ndonjë send tjetër i paligjshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje