Media Galeri

Konkursi/ Fotografitë e jetës së egër të vitit 2026

Si do të ndiheshit po të gjenit veten ballë për ballë me një nga grabitqarët më të frikshëm të Arktikut?

Shkrepur nga fotografi norvegjez i jetës së egër Audun Rikardsen, ajo ishte ndër fotot ‘Shumë të lavdëruara’ në konkursin e këtij viti për Fotografin e Jetës së Egër të Vitit.

Ndërsa punonte si udhërrëfyes me Arctic Ëildlife Tours, Rikardsen instaloi një aparat fotografik nënujor me një sensor lëvizjeje nën vrimën e shpellës së një foke dhe më pas priti. Në orën 4 të mëngjesit, një ari polar femër iu afrua dhe shikoi poshtë.

Më pas Rikardsen priti tetë orë që ariu të largohej përpara se të merrte aparatin fotografik dhe të rishikonte imazhet.

Kur pa atë që kishte kapur, tha: “Isha jashtëzakonisht i lumtur. Po bërtisja, kështu që ndoshta i zgjova të gjithë arinjtë polarë për kilometra të tëra.”

Rikardsen ka fituar më parë dy kategori për Fotografin e Jetës së Egër të Vitit: Zogjtë në vitin 2019 dhe Oqeanet: Pamja më e Madhe në vitin 2025.

Fituesit e përgjithshëm do të shpallen më 13 tetor 2026, e më pas do të hapet një ekspozitë në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër nga e premtja, më 16 tetor 2026.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë