Media Galeri

Japonia rekruton 1,800 persona për të zhvendosur një kala 360 tonëshe

Rreth 1,800 njerëz u mblodhën në Japoninë veriore për të tërhequr një kala 360 tonëshe pak më shumë se dy metra më afër vendit të saj origjinal të pushimit, si pjesë e rinovimeve të vazhdueshme.

Kalaja- një kullë e fortifikuar brenda një kështjell – duhej të zhvendosej për të riparuar një mur që u dëmtua në një tërmet të madh.

Të shtunën, pjesëmarrësit e tërhoqën ndërtesën- e cila ishte vendosur në shina- 1.13 m, ndërsa të dielën u zhvendos edhe 1.09 m të tjera.

“Kishim rreth 8,000 aplikime për 1,800 vendet e lira gjatë dy ditëve të fundit, afërsisht katër herë më shumë seç duhej, kështu që jo të gjithë mund të merrnin pjesë,” tha për Guardian Kensuke Hayasaka, kreu i divizionit të parqeve dhe hapësirave të gjelbra në Qytetin Hirosaki.

“Jo vetëm nga qyteti, por nga e gjithë Japonia dhe jashtë saj; një numër i konsiderueshëm nga Azia Juglindore dhe nga Evropa dhe Amerika e Veriut.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë