Rreth 32% e shqiptarëve përballen me pasiguri ushqimore, sipas të dhënave të FAO për periudhën 2023–2025. Megjithëse shifra është ulur lehtë, Shqipëria vijon të jetë shumë mbi mesataren europiane prej 7.4% dhe mbi vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Nga totali, 8.3% e popullsisë përballen me pasiguri të rëndë ushqimore, që nënkupton mungesë ushqimi, reduktim të vakteve apo edhe ditë pa ngrënë për shkak të pamundësisë ekonomike.
Ndërkohë, kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2025, një person i duhej mesatarisht 5.16 dollarë ndërkombëtarë në ditë për të përballuar dietën minimale të shëndetshme, rreth 70% më shumë se në vitin 2017 dhe 30% mbi mesataren europiane.
Në të njëjtën kohë, disa tregues të ushqyerjes te fëmijët janë përmirësuar. Por obeziteti te të rriturit është rritur ndjeshëm, duke prekur 24.1% të popullsisë mbi 18 vjeç në vitin 2024. Ndërsa anemia te gratë 15–49 vjeç është rritur në 24.7%.
Pavarësisht kostos së lartë të ushqimit të shëndetshëm, përqindja e shqiptarëve që nuk mund ta përballojnë atë ka rënë në 11.9% në vitin 2025.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje