Ka ndodhur

Shpërthim me lëndë plasëse në Fushë-Krujë, ngjarja në banesën e Ylli Zallës

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në banesën e Ylli Zallës, 49 vjeç, në fshatin Zallë të Fushë-Krujës.

Zalla është person i kërkuar prej muajsh për një çështje që lidhet me një arsenal armësh, të gjetur në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj Gilmando Danit në Rinas.

Gjatë një aksioni për kapjen e tij, policia i ka gjetur në banesë bomba artizanale, ndërsa kjo është hera e dytë që në shtëpinë e tij gjendet municion.

49-vjeçari ka refuzuar të dorëzohet prej muajsh, teksa edhe në të shkuarën është arrestuar tre herë të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë