Gazeta Si – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave, raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Çukas të Lushnjës.
Mirela Hasko, 50 vjeçe dhe Florije Xhepa, 53 vjeç, motra me njëra-tjetrën, kanë mbetur viktima të këtij aksidenti pasi automjeti me të cilin po udhëtonin, ka përfunduar në kanal.
Dyshohet se Hasko dhe Xhepa të jenë mbytur nga sasia e ujit në kanal. Shkaqet që shkaktuan aksidentin fatal janë ende të paqarta ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor e shërbime të emergjencës. Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje