Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave të PD duke depozituar kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës ndaj tre zyrtarëve të selisë blu.
Zyrtarët e PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazment Bardhi publikuan të hënën një audio-përgjim, ku pretendojnë së është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, që vijon aktivitetin kriminal të trafikimit të drogës.
Agron Xhafaj ka deklaruar që audio-përgjimi i publikuar nga PD është i rrëmë,
Në audio-përgjimin e publikuar, PD deklaron se është Agron Xhafaj me një person të dytë “bashkëbisëduesi X”, ku ky i fundit kërkon që Xhafaj t’i gjejë ngarkesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, pasi ka mbetur pa para”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.