Bota

Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv kundër ‘turizmit të lindjes’ në SHBA

Gazeta Si – Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mohuar shtetësinë e fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara si pjesë e të ashtuquajturit “turizëm lindjesh” – praktika e lindjes së fëmijëve gjatë qëndrimit në SHBA. Manjati e njoftoi këtë masë gjatë një takimi me mediat në Zyrën Ovale.

Sipas faqes së lajmeve “Axios”, presidenti i SHBA-ve, synon gjithashtu t’u mohojë shtetësinë automatike fëmijëve të kategorive të caktuara të personelit diplomatik të huaj në Shtetet e Bashkuara dhe, potencialisht në të ardhmen, atyre që lindin në territoret amerikane.

Kjo shënon përpjekjen e dytë të Trumpit për të kufizuar parimin e jus soli (e drejta e shtetësisë sipas vendlindjes) në Shtetet e Bashkuara.

Masat e reja pothuajse me siguri do të kundërshtohen në gjykatë me argumentin se ato shkelin Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili garanton shtetësinë për pothuajse çdo person të lindur në tokën amerikane.

Më 30 qershor, Gjykata e Lartë hodhi poshtë një urdhër ekzekutiv më të gjerë, të nënshkruar nga Trumpi në ditën e inaugurimit të tij, përmes të cilit presidenti synonte t’u mohonte shtetësinë automatike fëmijëve të shtetasve të huaj të lindur në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, administrata pohon se vendimi gjithsesi i la presidentit autoritetin për të kufizuar të drejtën e shtetësisë bazuar në përjashtime të caktuara të njohura nga praktika gjyqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë