Ka ndodhur

Vlorë, vjedh 5 mijë euro në ditën e parë të punës në ‘Exchange’ 2 javë pasi u lirua!

Gazeta Si – Dy javë pasi gjykata e la të lirë me masën “detyrim paraqitje”, pasi kishte vjedhur 5 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në ditën e parë të punës, Kumrie Zika e ka përsëritur të njëjtin krim në Vlorë.

Në të njëjtat rrethana, pronarët e pikës së këmbimit valutor në qendër të qytetit të Vlorës, pretendojnë se Zika brenda 15 minutave të para të punës mori rreth 5 mijë euro nga kasa dhe u largua pa u kthyer më.

Sipas denoncimit të pronarit, pas marrjes së shumës së parave, punonjësja nuk është bërë më e gjallë dhe nuk ka dhënë shpjegime për situatën.

Për rastin, pronari ka bërë kallëzim në Policinë e Vlorës, ndërsa pritet që rrethanat e ngjarjes të verifikohen nga autoritetet.

Pronari i Exchange-it i bën thirrje punonjëses që të kthejë shumën e parave, me qëllim që situata të zgjidhet pa pasoja të mëtejshme.

Kjo nuk është hera e parë që Kumrrie Zika kryen vjedhje, pasi ajo është kthyer në një problem për bizneset.

Rasti më i fundit ishte po ashtu te një biznes i transfertave të parave dhe këmbimit valutor në zonën e quajtur si “Vorri i Bomit”.

Gjatë ditës së parë të punës Zika ka qenë gjithë kohës e shoqëruar nga punonjësi tjetër, por vetëm në një moment prej pak sekondash shkëputje të tij, ajo ka përfituar për të marrë afro 5 mijë euro në arkën e biznesit dhe për të humbur në rrugicat e lagjes me shpejtësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë