Ka ndodhur

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

Gazeta Si – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një furgoni, Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve që çuan në ngjarjen tragjike


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë