Ka ndodhur

Pronari e parkoi në anë të rrugës, digjet kamioni me targa të Kosovës në Morinë

Gazeta Si – Një kamion me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët ditën e djeshme në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinës.

Zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve.

Reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit duke u bërë shkak për krijimin e trafikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë