Ka ndodhur

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

Policia ka arrestuar një shtetas egjiptian, 34 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për organizimin dhe transportimin kundrejt pagesës të emigrantëve që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufijtë drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas Policisë, 34-vjeçari u kap në flagrancë në autostradë, pranë Rinasit, teksa po transportonte drejt Shkodrës një shtetas egjiptian.

Për të shmangur kontrollet policore, ai dyshohet se i transportonte emigrantët një e nga një.

Nga hetimet paraprake rezulton se i arrestuari organizonte dhënien e ndihmës për shtetas të huaj, kryesisht nga Egjipti, për kalim të kundërligjshëm të kufijve me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë