Politike

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në një rrezik të madh

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Brukseli kryeministrin Edi Rama për lidhjet me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar.

Berisha në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, deklaroi se ‘narko-shteti’ i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për vendin dhe se Shqipëria nuk organizon më zgjedhje, por vetëm farsa elektorale.

Ai kërkoi ngritjen e grupeve të posaçme për goditjen e karteleve të drogës dhe e akuzoi qeverinë të lidhur me krimin e organizuar, duke ngritur një narkoshtet që sipas tij rrezikon edhe Europën.

Kryedemokrati tha se ka propozuar ngritjen e një grupi të posaçëm pune, i cili siç thotë ai do të hetojë lidhjet e “karteleve të drogës me pushtetin” në Shqipëri.

“Në Shqipëri, euroja, një nga monedhat më të mëdha dhe më të forta në planet, është zhvlerësuar me 32% gjatë 10 viteve të fundit.

Në Meksikë, ky zhvlerësim është 17%. Ndërkohë, i vetmi zhvlerësim tjetër i euros në Europë ka ndodhur në Zvicër, rreth 10% ose 8%, me një ekonomi prej 1 trilion eurosh. Ndërsa ekonomia e Shqipërisë është vetëm 15 miliardë euro.

Shqipëria është eksportuesja më e madhe e kanabisit në Europë, ndërsa kartelet shqiptare të drogës janë transportuesit më të mëdhenj të kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës, me siguri, dhe ndoshta edhe drejt destinacioneve të tjera.

Portet tona janë tërësisht në duart e karteleve të drogës. Tërësisht. Prej pesë vitesh ose më shumë, në portet tona nuk është kapur asnjë kilogram drogë, sepse ato kontrollohen nga kartelet e drogës.

Kartelet e drogës në vendin tim kanë në duart e tyre të gjitha lejet e ndërtimit dhe të gjithë kontrollin mbi zonat bregdetare”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë