Ka ndodhur

Zjarr në një pallat në Korçë, humb jetën i moshuari 74-vjeçar

Gazeta Si – Një 74-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme si pasojë e një zjarri të rënë në një apartament pranë pastiçerisë “Tasho”, në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët përfshinë një apartament në një nga katet e pallatit, ndërsa tymi u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilat evakuuan banorët.

Si pasojë e zjarrit, humbi jetën 74-vjeçari me inicialet U. Hysolli, i cili ndodhej në banesë. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia, por shkaku i saktë nuk është konfirmuar ende.

Pas shuarjes së flakëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë