Media Galeri

Mbreti Charles takon Harry-n me familjen e tij pas 4 vitesh

Gazeta Si – Mbreti Charles III, së bashku me Mbretëreshën Camilla, zhvilloi një takim privat me djalin e tij më të vogël, Harry-n, i cili shoqërohej nga bashkëshortja Meghan dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, Archie dhe Lilibet.

Ky takim – për të cilin raportuan mediat gjatë vizitës së “princit rebel” në Mbretërinë e Bashkuar – shënon herën e parë që nga viti 2022 që monarku takohet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it dhe nipërit e tij “amerikanë”.

Sipas burimeve të cituara nga “Daily Mail”, takimi – i cili u zhvillua pasdite në rezidencën e Mbretit në zonën rurale të Gloucestershire – ishte një “ngjarje private familjare”, çka do të thotë se nuk do të publikohen foto apo detaje të tjera zyrtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë