Media Galeri

Mbahet në Danimarkë kongresi i Babagjyshit

Dhjetëra Babagjyshë dhe elfë marshuan nëpër rrugët e Aalborgut si pjesë e Kongresit Botëror të Babagjyshit të Danimarkës.

Pamjet filmike tregojnë pjesëmarrësit duke valëvitur flamuj, duke përshëndetur spektatorët dhe duke pozuar për foto përpara se të nisen drejt një parku skulpturash, ku argëtuan fëmijët me tullumbace, muzikë dhe shfaqje festive.

Kongresi vjetor mbledh së bashku Babagjyshë profesionistë nga Danimarka dhe nga e gjithë bota për të ndarë ide, për të shkëmbyer përvoja dhe për t’u përgatitur për sezonin e ngjeshur të Krishtlindjeve.

Eventi i këtij viti mirëpriti pjesëmarrës nga vende si Japonia, Norvegjia, Franca dhe Australia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë