Bota

Shpërthime në Kiev gjatë samitit të NATO-s, Zelensky kërkon më shumë sisteme Patriot

Nga Gazeta ‘Si’- Një seri shpërthimesh të forta tronditën Kievin në orët e para të mëngjesit, ndërsa Rusia ndërmori një sulm të ri me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit të NATO-s që po zhvillohet në Ankara.

Sipas dëshmitarëve të AFP-së, shpërthimi i parë u dëgjua përpara aktivizimit të sirenave të alarmit, ndërsa më pas pasuan të paktën katër shpërthime të tjera.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, declare se qyteti ishte vënë në shënjestër të raketave balistike. Ai njoftoi se në dy lagje të kryeqytetit shpërthyen zjarre dhe se të paktën dy persona mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve u transportua në spital.

“Armiku po sulmon kryeqytetin me raketa balistike. Qëndroni në strehimore!” u bëri thirrje Klitschko banorëve përmes rrjeteve sociale.

Sulmi vjen vetëm një javë pas një prej bombardimeve më të rënda ruse ndaj Kievit që nga fillimi i luftës, ku humbën jetën 30 persona. Dy ditë më parë, një tjetër valë sulmesh shkaktoi 28 viktima në Ukrainë, 26 prej tyre në Kiev dhe zonat përreth.

Në momentin e sulmit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej në Ankara, ku po merr pjesë si i ftuar në samitin e NATO-s. Ai u bëri thirrje aleatëve perëndimorë të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën, duke kërkuar më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione për sistemet Patriot, për të përballuar sulmet e vazhdueshme ruse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë