Epidemia e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos vijon të përhapet me ritme shqetësuese, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 438.
Autoritetet shëndetësore konfirmuan gjithashtu një rast të ri në qytetin e madh të Kisanganit, rreth 600 kilometra larg epiqendrës së shpërthimit, duke shtuar frikën për zgjerimin e mëtejshëm të virusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), e cila e ka shpallur situatën emergjencë shëndetësore me shqetësim ndërkombëtar, njoftoi se ka nisur provat klinike të dy trajtimeve eksperimentale kundër virusit.
Shpërthimi i 17-të i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, i shpallur më 15 maj, është shkaktuar nga varianti Budibugyo i virusit, për të cilin aktualisht nuk ekziston as vaksinë dhe as trajtim i miratuar.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të vendit, deri tani janë regjistruar 1,406 raste dhe 438 viktima, me një normë vdekshmërie prej 31.2%. Epiqendra e epidemisë ndodhet në provincën Ituri, ndërsa rastet janë përhapur edhe në Kivu Veriore dhe Kivu Jugore.
OBSH bëri të ditur se pacienti i parë është përfshirë tashmë në provën klinike të dy trajtimeve eksperimentale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje