Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përgatiti një plan për reduktime shtesë të niveleve të trupave amerikane në Europë përpara se propozimi të lihej pas dore, sipas The Wall Street Journal.
Hegseth planifikoi ta shpallte propozimin gjatë një takimi të zyrtarëve më të lartë ushtarakë të NATO-s në Bruksel muajin e kaluar.
Reduktimet e propozuara do të kishin shkuar përtej anulimit të vendosjes së një brigade të blinduar në Poloni dhe tërheqjes së mëparshme të një brigade këmbësorie nga Rumania, tha raporti, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
Propozimi u la mënjanë pasi iu prezantua Sekretarit të Shtetit Marco Rubio, i cili shërben gjithashtu si këshilltar për sigurinë kombëtare i Presidentit Donald Trump, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.
Thuhet se Hegseth kishte ndërmend t’u tregonte shefave ushtarakë të NATO-s se SHBA-të po përgatitnin reduktime shtesë të trupave në Evropë.
Në maj, administrata Trump njoftoi planet për tërheqjen e rreth 5,000 trupave amerikane nga Evropa.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje