Ka ndodhur

Trafik droge me postë nga SHBA, arrestohet 48-vjeçarja amerikane në Tiranë

Gazeta Si – Një 48-vjeçare amerikane, u arrestua nga antidroga e Tiranës, si e dyshuar në trafikim të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar.

Sipas policisë, gruaja me iniciale Sh.I., e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA.

Gjatë kontrollit u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh. Rasti është zbuluar në doganë dhe më pas për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar.

Sipas burimeve, një agjent i antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane. Pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë.

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë