Gazeta Si – Të paktën pesë persona raportohet se u vranë në disa të shtëna me armë zjarri në një qendër për nëna dhe fëmijë në qytetin Stade, Saksonia e Poshtme, pak jashtë Hamburgut.
Disa të tjerë raportohet se u plagosën. Media të ndryshme gjermane që raportuan incidentin, thanë se policia konfirmoi një “vendosje të madhe forcash” në zonën Dankersstraße dhe i bëri thirrje publikut të shmangë zonën.
Objekti ku ndodhi të shtënat – siç konfirmohet nga agjencia e lajmeve DPA, duke cituar policinë – përfshin njësi banimi që strehojnë nëna dhe fëmijë.
Sipas të njëjtit burim, viktimat ishin të gjithë të rritur: katër gra dhe një burrë. Raportet nga media të ndryshme gjermane, përfshirë “Der Spiegel“ dhe “Focus”, tregojnë se policia ka deklaruar se numri i të vdekurve mund të rritet.
“Gjatë operacioneve të kërkim-reagimit, dy individë të dyshuar për përfshirje në incident u arrestuan, përfshirë edhe autorin e dyshuar të të shtënave. Hetimet për sfondin dhe sekuencën e saktë të ngjarjeve janë duke vazhduar.”
Sipas gazetës gjermane “Bild“, një dëshmitar okular i tha “Focus-Online”, se panë një grua të ulur në një makinë me një të ri.
Automjeti thuhet se u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes. Një oficer policie u bërtiti atyre të ndalonin, por makina vazhdoi të lëvizte.
Disa oficerë policie më pas hapën zjarr mbi automjetin. Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje në lidhje me motivin ose kontekstin e të shtënave.
Policia e Lüneburgut kishte lëshuar një mesazh në mediat sociale duke i kërkuar publikut të “shmangte zonën”.
Sipas “Bild”, dy helikopterë fluturuan mbi qytetin – i cili ka një popullsi prej 50,000 banorësh – për disa minuta. Pas gati një ore, forcat e rendit e hoqën alarmin publik, duke deklaruar: “Nuk ka më asnjë rrezik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje