Menaxhim

Shtyhet afati i Skemës Kombëtare të Bujqësisë 2026, ministri: Presim dakordësim për fondet IPARD

Nga Gazeta ‘Si’- Afati për aplikimet në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026 është shtyrë me 10 ditë, duke u dhënë mundësi më shumë fermerëve të përfitojnë nga programi i mbështetjes financiare.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bëri të ditur sot për mediet se “vendimi është marrë për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve të regjistruara gjatë ditëve të fundit dhe afati, që përfundonte më 26 qershor, është shtyrë deri më 6 korrik”.

“Këto ditë kemi pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve. Për t’u dhënë mundësi sa më shumë fermerëve të bëhen pjesë e Skemës Kombëtare, kemi vendosur ta shtyjmë afatin edhe me 10 ditë”, u shpreh Salla.

Ministri përmendi edhe programin IPARD, duke treguar se po pritet një delegacion për të finalizuar dakordësimin mbi fondet e IPARD-it, duke theksuar se procesi është në progres dhe pritet të përmbyllet së shpejti, si pjesë e mbështetjes për fermerët shqiptarë.

Ne kemi rreth 40 mijë fermerë që kanë aplikuar deri tani, në 12 masat që ne kemi janë interesuar për të aplikuar. Është vendosur që të shtyhen me 10 ditë deri në datën 6 korrik afati, për t’u dhënë mundësi fermerëve për të aplikuar. Presim një delegacion për të dakordësuar lidhur me fondet për IPARD. Jemi në progres e sipër, është një proces pozitiv dhe presim që IPARD të dakordësohet sa më shpejt. Prandaj janë disa komponentë mbështetës për fermerët shqiptarë, u shpreh ministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë