Gazeta Si – Një 35 vjeçar me iniciale E.T., është arrestuar në fshatin Bërzhitë pranë Tiranës, ku po qëndronte afër një njësie pushimi.
Operacioni për kapjen e tij u organizua pas dyshimeve se i riu merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Disa punonjës policie u angazhuan për arrestimin e tij, i cili tentoi të largohej me vrap pasi pikasi ndërhyrjen e tyre.
Gjatë kontrollit, në automjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 833 gramë kokainë, 576 gramë kanabis dhe një shumë prej 930 eurosh që kishte përfituar nga shitja e drogës.
Hetimet kanë zbuluar se 35 vjeçari merrej me shpërndarjen e drogës në Bërzhitë dhe në qytetin Studenti në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje