Bota

Putin: NATO po përgatitet për luftë kundër nesh

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu vlerësimin se NATO po përgatitet të sulmojë Rusinë, duke folur para të diplomuarve të akademive ushtarake.

Në një aktivitet të organizuar në Moskë, presidenti rus shprehu bindjen e tij se “Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk është kufizuar vetëm në mbështetjen e Ukrainës. Tani, ata po diskutojnë hapur në Perëndim se po përgatiten për luftë kundër nesh dhe po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake. Në këtë kontekst, ata po citojnë akuza të rreme për një kërcënim të supozuar ushtarak nga Rusia”.

Më tej ai shtoi se janë të gatshëm t’i përgjigjen çdo kërcënimi.

“Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi në mënyrë operative dhe të përshtatshme çdo lloj kërcënimi”, theksoi presidenti rus.

Pushtimi rus i Ukrainës, i cili filloi në shkurt të vitit 2022, i shtyu anëtarët e Bashkimit Evropian dhe NATO-s të mbështesin Kievin me ndihmë të gjerë ushtarake dhe ekonomike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë