Ka ndodhur

U shpall në kërkim pas atentatit në Rinas, Ylli Zalla i shpëton sërish RENEA-s. Në pranga shoku

Gazeta Si – Ylli Zalla, 49 vjeçari i shpallur në kërkim që prej nëntorit të vitit të kaluar pasi u zbulua një arsenal armësh në banesë, ka arritur t’u shpëtojë forcave speciale RENEA.

Policia bën me dije se i shumëkërkuari ka pikasur forcat speciale dhe ka arritur të largohet dhe të futet në pyll duke përfituar nga errësira.

Gjatë operacionit në banesën e 49 vjeçarit në fshatin Zallë të Fushë Krujës, u gjet dhe u arrestua F.A, 55 vjeç pasi dyshohet se e ka lajmëruar Ylli Zallën që të largohej.

Po ashtu në banesë u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje, një celular që dyshohet se shtetasi Y. Z. nuk mundi ta merrte me vete, si dhe në vijim të kontrollit gjetën municion luftarak dhe një detektor frekuencash.

Policia arrestoi vëllain e Zallës, E.Z, 35 vjeç dhe më pas vendosi procedimin e lirë ndaj tij pasi dyshohet si bashkëpunëtor në shpërthimin me tritol të ndodhur më 10 qershor në Lezhë.

Ylli Zalla u shpall në kërkim në nëntor të 2025-ës pasi në vazhdën e kontrolleve që policia po ushtronte për kapjen e autorëve të atentatit të ndodhur në Rinas ku u vranë 2 persona, në banesën e Ylli Zallës u gjet një sasi e madhe municionesh


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë