Ka ndodhur

Operacion anti-kanabis në Krujë, asgjësohen bimët narkotike përmes djegies

Gazeta Si – Në një operacion antidrogë të nisur që orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte në Krujë, janë asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike kanabis.

Sipas njoftimit zyrtar, policia e Tiranës dhe Krujës, gjithashtu ka intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohet bimë narkotike duke përdorur llamba.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për të evidentuar zonat me risk ku mund të kultivohet cannabis.

operacionit janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies një numër i konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh narkotike cannabis. Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë intensifikuar punën edhe për kontrollin e ambienteve të mbyllura, ku dyshohet se mund të kultivohet bimë narkotike duke përdorur llamba. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me OSHEE-në, po punojnë për të evidentuar zonat me risk ku mund të kultivohet cannabis”.

Grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime hetimore në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupet e posaçme hetimore po kryejnë veprime hetimore në terren, nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë