Gazeta Si – Dy persona të shpallur në kërkim për vrasje janë arrestuar pas 5 muajsh. Policia njofton se Dorian dhe Indrit Ferra (38 dhe 36 vjeç) kushërinj me njëri-tjetrin dhe banues në Shijak, dyshohen si autorë të vrasjes të 45-vjeçarit Denis Çumani, në janar të këtij viti.
Ata ishin konfliktuar për motive të dobëta me 45-vjeçarin duke e qëlluar me armë zjarri. Ai humbi jetën pas disa ditësh në spital.
Nga hetimet ka rezultuar se konflikti që çoi në krim dyshohet të ketë nisur për shkak të një vajze. Sipas burimeve hetimore, viktima i kishte dërguar mesazhe vajzës, e cila në atë kohë ishte në një lidhje me Dorian Ferrën.
Po sipas të njëjtave burime, mesazhet janë vënë re nga ky i fundit, qe dyshohet se ka sjellë përshkallëzimin e konfliktit.
Hetimet kanë zbuluar se, pasi kishte shoqëruar vajzën në banesë, Dorian Ferra ka marrë kushëririn e tij, Indritin, dhe së bashku kanë shkuar te shtëpia e Denis Çumanit. Ata e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri, duke e lënë të plagosur rëndë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje