Ka ndodhur

I riu lëndohet në punë, arrestohet administratori i firmës së mbetjeve

Gazeta Si – Administratori i një firme për riciklimin e mbetjeve në Fier, është arrestuar këtë të shtunë, 20 qershor, pas dëmtimit në punë të një punonjësi.

Në pranga ra shtetasi N.H., 38 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Sipas njoftimit të uniformave blu, gjatë punës në subjektin e administruar nga N. H. është dëmtuar rëndë një punonjës, shtetasi D. R., 21 vjeç. I riu ka pësuar gjymtime, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore të përfshira.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë