Ka ndodhur

Operacion anti-drogë në Tiranë, 44-vjeçari kapet me 1.6 kg kokainë

Gazeta Si – Një 44-vjeçar në Tiranë është arrestuar, pasi dyshohej se do të furnizonte dhe do shpërndante lëndë narkotike, të llojit kokainë, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia thotë se në pranga ra S.K., 44-vjeç, banues në Vorë, të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale rreth 1 kg e 680 gramë.

Policia njofton se nga hetimet paraprake dyshohet se i arrestuari siguronte lëndë narkotike për persona të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza, si dhe një pjesë të saj e shpërndante vetë.

“Në vijim të punës hetimore dhe kontrolleve të bazuara në inteligjencën policore, gjatë fazave të mëparshme të operacionit “Zonat”, të zhvilluar gjatë muajve maj dhe qershor, janë sekuestruar rreth 1.5 kilogramë kokainë dhe 1.1 kilogramë heroinë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë