Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka replikuar me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump pasi ky i fundit, e ironizoi duke thënë se ajo e kishte lutur të bënin një foto gjatë Samitit të G7-ës dhe se i erdhi keq për të.
Në një video të publikuar në X, liderja italiane theksoi se nuk e kupton sjelljen e Presidentit të SHBA ndaj aleatëve të tij, ndërsa shtoi se është për të ardhur keq që ai nuk ka të njëjtën vendoshmëri ndaj armiqve.
Ajo i cilësoi deklaratat e presidentit amerikan si të sajuara, ndërsa e përfundoi fjalën e saj duke thënë: ”Unë dhe Italia nuk lypim kurrë”.
“Disa gjëra meritojnë një përgjigje të menjëhershme. Deklaratat e Donald Trump janë të sajuara. Jam e shokuar. Nuk e di pse sillet presidenti i SHBA në këtë mënyrë me aleatët e tij, është për të ardhur keq që nuk ka të njëjtën vendosmëri me armiqtë e Perëndimit dhe të SHBA. Por ai duhet të kujtojë një gjë: unë dhe Italia nuk lypim kurrë”, tha Meloni.
Io e l’Italia non imploriamo mai. pic.twitter.com/sTpKlqWB67
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) June 19, 2026
Çfarë deklaroi Trump?
“Meloni ndoshta është e lumtur që fola me të. Nuk isha e detyruar të flisja me të. Ajo më luti të bëja një foto me të, e donte shumë. Mund të mos e kisha bërë fare, por në fund më erdhi keq për të.“, tha Trump.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje