Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar në Tiranë të akuzuar për falsifikim dokumentesh. Dy nga të arrestuarit janë babë e bir, 53 dhe 24 vjeç, ndërsa është prangosur dhe një 37-vjeçar.
Sipas policisë, banesa në Rrushkull të Durrësit ku jetonin babai dhe djali, ishte përshtatur si laborator për falsifikim dokumentesh në këmbim të shumave që varionin nga 3000 deri në 5000 euro.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë H. M., 53 vjeç,djali i tij S. M., 24 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tyre E. V., 37 vjeç.
Sipas hetimeve, të arrestuarit kishin përshtatur një banesë në fshatin Rrushkull të Durrësit për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, përfshirë diploma, dokumente shkollore, certifikata, vërtetime gjyqësore dhe dokumente aplikimi për institucione të ndryshme.
Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 46 dokumente të dyshuara të falsifikuara, 2 vula të dyshuara false, 6 telefona celularë dhe 3 kompjuterë, të cilët dyshohet se përdoreshin për realizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje