Bota

Lavrov sulmon BE-në: Po përgatiten për luftë me Rusinë deri në vitin 2030

Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se Europa dëshiron të blejë kohë me çdo mjet të nevojshëm nevojshëm për të arritur “gatishmëri luftarake” për një konflikt me Rusinë deri në vitin 2030.

Në një artikull të tij me titull “Ukraina, Europa dhe Siguria Globale”, të botuar në revistën Mezhdunarodnaya Zhizn, Lavrov tha se elitat politike europiane kanë investuar kapitalin e tyre politik në përballjen me Rusinë.

Sipas tij, vendet europiane kanë shpenzuar qindra miliarda dollarë për të mbështetur Kievin dhe kanë rritur ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes në kuadër të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

“Është e njohur mirë se elitat europiane kanë investuar ‘kapitalin e tyre politik’ në përballjen me Rusinë, duke shpenzuar qindra miliarda dollarë për të mbështetur regjimin e Kievit dhe duke rritur buxhetet ushtarake të vendeve të BE-së dhe NATO-s.

Europa synon të arrijë ‘gatishmëri luftarake’ për një konflikt me Rusinë deri në vitin 2030. Përpara kësaj, ajo dëshiron të blejë kohë në mënyra të ndryshme”, vuri në dukje ai në artikullin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë