Bota

WSJ: Trump dhe Netanyahu shkëmbejnë një tjetër telefonatë të tensionuar

“Pse po i hidhni në erë ndërtesat?”, e pyeti Trump udhëheqësin izraelit në një telefonatë të kohëve të fundit.

Nga Gazeta ‘Si’– Telefonatat nuk janë më aq miqësore.

Ndërsa Presidenti Trump po përpiqej të ndërmjetësonte një fund të përhershëm të luftës së tij në Iran, e cila ka rënduar ekonominë amerikane dhe ka mbajtur çmimet, ai pati disa fjalë për partnerin që e nxiti ta bënte këtë.

Trump thuhet se i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahut të ndalojë sulmet ajrore në Liban, sipas një raporti në Wall Street Journal.

Raporti përshkruan një marrëdhënie gjithnjë e më të tensionuar midis dy udhëheqësve, me presidentin amerikan që duket i bezdisur nga iniciativat e vazhdueshme ushtarake të qeverisë izraelite.

Sipas Ëall Street Journal, Trump i kërkoi Netanyahut në një telefonatë të kohëve të fundit të “ndalojë së hedhuri në erë ndërtesat” në Liban, ndërsa Uashingtoni përpiqet ta mbajë “gjallë” procesin e deeskalimit në rajon.

Sipas medias, telefonatat e shpeshta midis dy udhëheqësve janë bërë më të nxehta dhe konfrontuese sesa në të kaluarën.

Një person që thuhet se ka dëgjuar bisedat e presidentit amerikan me ndihmësit e tij tha se Trump ka shprehur zhgënjim që Netanyahu “dëshiron të bombardojë të gjithë”.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane i tha gjithashtu gazetës se presidenti është i lodhur nga kërkesat e përsëritura të kryeministrit izraelit për veprime ushtarake.

“Bibi i shpjegon presidentit pse duhet të goditet një objektiv, pse inteligjenca izraelite di si ta bëjë dhe kur ta bëjë, dhe presidenti dëgjon. Bisedat zakonisht janë të njëjta“, thuhet se tha zyrtari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë