Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me deputetin socialisit Damian Gjiknuri.
Kreu demokrat akuzoi ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani se fsheh emrat e zyrtarëve të Arubës, mes tyre edhe emrin e Damian Gjiknurit.
“Duman, që mund t’i vesh njëqind epitete, po unë nuk e prish gojën, fsheh emrin e Engjëll Agaçit, fsheh emrin e Olsi Ramës, fsheh emrin e Damian Gjiknurit, të cilët ishin dërgata e tij. Damian, tani, edhe po nuk ke qenë, të gjithë për ty thonë. Bëj be sa të duash, nuk ta besojnë. Nuk ta besojnë tani, nuk e kam unë fajin. Pra, fsheh emrat e këtyre dhe ata janë me fotografi, janë me film, janë me video, janë me zë”, u shpreh Berisha.
Pas këtyre deklaratave deklaratave reagoi Damian Gjiknuri, i cili ngriti dyshime për marrëveshjet e kreut të PD që i kanë lejuar të udhëtojë sërish në SHBA.
“Ai ka një parim, nuk ka rëndësi gënjeshtra thotë, ka rëndësi kush e thotë i pari. Ai e di shumë mirë që s’njoh asnjë nga ata persona, as i njoh fare dhe kjo është e verifikueshme nga çdo udhëtim imi. Fatkeqësisht, disa nga emrat që përmenden aty, janë disa nga familjarët e tij në foto. Kur të dalë e vërteta e Arubës, unë do të pyes se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai që e kanë lënë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë t’ua shpjegojë demokratëve të tij, por unë do të flas kur të dalë e vërteta e Arubës”, tha Gjiknuri.
Në përgjigje të kësaj deklarate, Berisha i kërkoi të betohej që s’ka qenë, ndërsa tha se dosjen e Arubës e ka në dorë Altin Dumani, armiku i tij.
“Dil bëj be që s’ke qenë, betohu që nuk ke qenë në Aruba. Gjithçka është trillim dhe vetëm trillim. Dosjen e ka në dorë një armik imi që quhet Altin Troplini, Altin Gjoka, ai e ka dosjen dhe mezi do të priste të shihte, kurse ty të fsheh ai”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje