Ka ndodhur

Në kërkim për vrasjen e çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet në Mal të Zi 40-vjeçari

Gazeta Si – Besnik Kolndreu, 40-vjeç, u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje, i dyshuar si i përfshirë në vrajen e çiftit Kreshnik dhe Gentina Mujeci në Balldren të Lezhës.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ai prej kohësh fshihej në Ulqin të Malit të Zi, i akuzuar për përkrahje të autorit të krimit, në bashkëpunim.

Kolndreu dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit, duke fshehur në ambientet e banesës, makinën e përdorur në vrasjen e dyfishtë.

Kreshnik e Gentiana Mujeci u vranë në Balldren të Lezhës pasditen e 26 prillit të këtij viti. Ndaj makinës me të cilën ata udhëtonin, u zbrazën mbi 30 plumba duke i lënë të dy të vdekur në vendngjarje.

Deri më tani, dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vrasje për hakmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë