Ka ndodhur

Mashtronin të huajt përmes ‘Call Center’-ave, 7 të arrestuar dhe 27 nën hetim

Gazeta Si – Shtatë persona, shqiptarë dhe të huaj janë arrestuar, si dhe 27 të tjerë procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen se mashtronin qytetarë të huaj me “Call Center” në Tiranë.

Policia njofton se në ambiente u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Personat e arrestuar, Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel, dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë