Ka ndodhur

Kërkohej për plagosje të dyfishtë, 41-vjeçari kapet i armatosur në Tiranë

Gazeta Si – Ylli Murati, 41 vjeç, i shpallur në kërkim për plagosjen e dyfishtë të ndodhur 2 javë më parë në Paskuqan, është arrestuar në Tiranë.

Më 2 qershor të këtij viti, Murati plagosi me thikë dy persona me inicialet E.Q., dhe A.V., pas një konflikti çasti që kishte patur me ta tek ura e Paskuqanit.

Gjatë kontrolleve në rrugën “Mine Peza”, policia zbuloi se 41 vjeçari qarkullonte me një automjet luksoz “Mercedez E Class”, ku u gjetën një sasi kokaine, një pistoletë, një thikë dhe dhjetëra fishekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë