Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, një ditë pas marrëveshjes SHBA-Iran.
Prej orës 14:00, nafta do të tregtohet me 180 lekë për litër, 3 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit. Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 168 lekë/litër, 2 lek më pak nga se ishte.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje