Treg

Bordi ul naftën me 3 lekë pas marrëveshjes SHBA-Iran

Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburanteve në Shqipëri, një ditë pas marrëveshjes SHBA-Iran.

Prej orës 14:00, nafta do të tregtohet me 180 lekë për litër, 3 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit. Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 168 lekë/litër, 2 lek më pak nga se ishte.

Këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë