Gazeta Si – Publikohen pamjet e momentit të aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në Ksamil, që i mori jetën 22-vjeçarit Albiano Kreçi.
Videoja tregon momentin kur i riu po drejtonte një mjet lundrues me shpejtësi të lartë dhe u përplas me skafin e policisë kufitare, i cili ndodhej i stacionuar rreth 400 metra larg bregut të detit.
22-vjeçari mori plagë të rënda nga përplasja dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk arriti të mbijetonte.
Edhe pse u transportua në spital, 22 vjeçari nu kia doli të mbijetonte, prej plagëve të marra.
Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje