Ka ndodhur

Mirditë, 45 vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij

Gazeta Si – Një 45-vjeçar, i identifikuar si Valter Lleshi, u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë.

Sipas policisë, rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, viktima u gjet brenda automjetit të tij tip “Toyota”.

Në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja, ndërsa viktima është gjetur nga një punëtor brenda në makinë, i cili po ashtu po shkonte në punë dhe ka njoftuar policinë.

Viktima, me origjinë nga Fani, jetonte në Rrëshen. Hetuesit po verifikojnë nëse ai ka pasur lidhje me ndonjë ngjarje kriminale të ndodhur në vitet e fundit në Mirditë.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se viktima është autori i vrasjes së Anton Kelit në vitin 2020 në Rrëshen ku punonte si taksist. Asokohe u raportua se ngjarja kishte ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

Lleshi mësohet se është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç. Po kësaj kompanie, në mars të këtij viti, iu vendos një sasi tritoli në një prej makinerive, por nuk shpërtheu.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa ende nuk dihen motivet dhe autorët e krimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë