Një 27-vjeçar është vënë në pranga kurse një 45-vjeçar u shpall në kërkim në Fier pasi vidhnin sende me vlerë jashtë vendit dhe i shisnin në argjendari në Shqipëri.
Bizhuteri ari dhe argjendi, përfshirë varëse me gurë diamanti, shiteshin në argjendari të ndryshme në Fier dhe në Lushnje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan bizhuteri, ora, sende të dyshuara me vlerë artistike dhe kulturore, si dhe fishekë arme gjahu.
Bizhuteritë vidheshin në Itali dhe Greqi, dhe futeshin kontrabandë në Shqipëri.
Blutë shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij, një 45-vjeçar nga fshati Kraps i Fierit. Edhe atij iu gjetën në banesë ora, bizhuteri, dhe një shkop gome.
Ndërsa një hetim në gjendje të lirë nisi për 7 administratorë argjendarish në Fier dhe në Lushnje pasi dyshohen se i blinin sendet e vjedhura dhe i tregtonin në argjendaritë e tyre, aty ku iu gjetën disa mallra pa dokumentacion ligjor të origjinës.
Një pjesë e konsiderueshme e sendeve të vjedhura iu gjetën edhe gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre.
Vlera paraprake e sendeve të sekuestruara llogaritet rreth 2 milionë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje