Gazeta Si – Të enjten pasdite, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, dha dorëheqjen, mes një mosmarrëveshjeje me kryeministrin Laburist, Keir Starmer mbi përqindjen e buxhetit që do të ndahet për shpenzimet ushtarake.
Ai është anëtari i gjashtë i qeverisë britanike që largohet nga detyra muajin e fundit: dorëheqja e tij konfirmon periudhën e krizës së thellë dhe mosbesimit që po përjeton Starmer, si midis votuesve, ashtu edhe midis anëtarëve të partisë së tij.
Pas dorëheqjes së Healey, qeveria lëshoi një deklaratë duke mbrojtur veprimet e saj. Sekretari i ri i Mbrojtjes nuk është njoftuar ende.
Healy kishte bërë thirrje që shpenzimet ushtarake të rriteshin në 3 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2030, por qeveria ka vendosur një objektiv prej vetëm 2.68 përqind.
Healy e kishte mbajtur këtë post që nga viti 2024 dhe konsiderohej një nga ministrat më me përvojë në qeveri: ai ka qenë deputet i Partisë Laburiste që nga viti 1997 dhe ka mbajtur disa pozicione ministrore nën qeveritë e mëparshme Laburiste.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje