Bota

Trump: SHBA do ta godasë Iranin shumë fort sonte

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar se do të vijojnë sulmet ndaj Iranit dhe se do të marrin nën kontroll ishullin kyç Kharg dhe tregjet e naftës dhe gazit në vend.

“Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin me forcën maksimale sonte. Në një të ardhme jo shumë të largët, ne do të pushtojmë ishullin Kharg dhe pika të tjera strategjike të infrastrukturës së naftës, duke marrë kontrollin e plotë të tregjeve të tyre të naftës dhe gazit, ashtu siç bëmë me Venezuelën, e cila po funksionon shkëlqyeshëm si për Venezuelën ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!” shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Turth.

Ndërkohë autoriteti i ri detar iranian konfirmoi “mbylljen e plotë” të Ngushticës së Hormuzit “deri në një njoftim të ri”, pasi Garda Revolucionare kishte njoftuar këtë vendim gjatë natës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë