Ka ndodhur

Plagoset me armë 35-vjeçari në Lezhë, shpallen në kërkim dy persona

Nga Gazeta Si- Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë në rrethana të paqarta.

Sipas policisë, Kristjan Gjoni ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku po merr ndihmë mjekësore në spital.

Policia njofton se nga veprimet hetimore, ka identifikuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe i ka shpallur në kërkim.

Ndërkohë, sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë