Ka ndodhur

I kërkuar për tentativë vrasjeje në Spanjë, 22-vjeçari kapet në Shëngjin

Gazeta Si – Orgito Paloka, 22 vjeç, është arrestuar në Shëngjin të Lezhës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për tentativë vrasje në Spanjë.

Ndaj Palokës kishte një mandat arresti të lëshuar nga gjykata e Ibizës më 18 maj të këtij viti. I riu akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Pas arrestimit, pritet që të ekstradohet drejt Spanjës ku do të përballet me autoritetet spanjolle.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë