Gazeta Si – Një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit u godit nga policia në Tiranë, ku janë arrestuar 4 persona dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.
Konkretisht në pranga kanë rënë Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç, ndërsa Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdillari, 28 vjeç, ndodhen në kërkim.
Me anë të blerjeve të simuluara nga ana e agjentëve të policisë civilë, u arrit të zbulohej përshirja e 6 personave në dy grupe kriminale.
Sipas burimeve, pistoletat shiteshin deri në 1.500 euro ndërsa kallashnikovët deri në 2.500 euro.
Të dyshuarit, të organizuar si grup kriminal, siguronin dhe shpërndanin armë zjarri, eksploziv dhe municion në zona të ndryshme të Tiranës.
Në total, gjatë gjithë operacionit janë sekuestruar 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), si dhe prova të tjera materiale që pritet të shërbejnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.
Ndërsa më herët në mars të këtij viti, policia arrestoi 5 persona të tjerë të cilët merreshin me shitjen e armëve në zona të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje