Nga Gazeta ‘Si’- Për të dhjetën ditë radhazi, qytetarët vijojnë me protestën në kryeqytet kundër investimit në Zvërnec.
Ata u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, vendtakimin e përhershëm të orës 18:00, vazhduan drejt kryeministrisë dhe tani po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës. Po njësoj, vijojnë edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe pankartat që bëjnë thirrje për anulimin e investimit.

Kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e qeverisë, ndërsa kanë artikuluar edhe idenë e një partie të re politike.
Një protestues shprehu idenë për një qeveri tranzitore.
“Përveçse Rama ik, duhet të kemi një thirrje që ne të garantojmë që i gjithë ky proces të ketë tranzicion të ndershëm. Duhet të kemi qeveri tranzitore që të garantojë gjithë procesin”, tha protestuesi.
Protesta e sotme vjen pas 9 tubimeve të ditëve më parë, ku mijëra të rinj dhe qytetarë mbushën qendrën e Tiranës dhe bulevardin përpara Kryeministrisë.

Peticioni “Rama out”
Pakënaqësia ndaj qeverisë po reflektohet gjithnjë e më shumë edhe në hapësirën online. Peticioni “Rama Out”, që kërkon largimin e kryeministrit Rama, ka mbledhur rreth 1.5 milionë firma dhe po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale.
Organizatorët e fushatës bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa numri i firmëtarëve vijon të rritet. Paralel me protestat në sheshe, mbështetetës të shumtë po i shtohen edhe peticionit online “Rama out”.
Peticion online me sloganin e qartë “Rama Out” po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga fushatat më të mëdha digjitale të kohëve të fundit në Shqipëri
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje