Ka ndodhur

Vrasja në Kamëz, autori i dyshuar braktisi makinën pranë Bovillës

Gazeta Si – Një ditë pas vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz, policia ende nuk ka arritur të kapë autorin e dyshuar, Sadik Llanaj.

Makina e 39-vjeçarit u gjet e braktisur pranë Liqenit të Bovillës në Tiranë. Ndërsa forcat “RENEA” kryen kontrolle në këtë zonë dhe në zonën malore të Krujës, por nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ka marrë në pyetje 8 persona. Ata treguan se Llanaj kishte qëlluar me armë për disa metra dhe më pas u arratis me makinë.

Policia ka ofruar shpërblim deri në 10 mijë euro për ata që japin informacion, por ka bërë thirrje që qytetarët të mos ndërhyjnë pasi autori konsiderohet person tepër i rrezikshëm.

Sipas policisë, krimi ndodhi për motive banale, pas një sherri mes viktimës e autorit, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë